Historiku i R.S.B. – Radio Sport Burrel
Radioamatorizmi në rrethin e Matit ka një traditë të gjatë, që nis në vitin 1972 në qytetin e Burrelit, me krijimin e Ekipit të Radioamatorizmit “31 Korriku”. Trajner i ekipit asokohe ishte z. Përparim Hoti, ndërsa drejtues i Klubit Sportiv ishte z. Ferit Hysa.
Fillimet (1972–1991)
Në vitin 1973, u hap në qytetin e Ulzës Klasa e Radioamatorizmit, si degë e ekipit “31 Korriku”. Trajner mbeti z. Përparim Hoti, ndërsa klasa përbëhej nga sportistët:
Zhulieta Hoti, Drita Selimi, Hatigje Gjiriti, Suzana Lika, Majlinda Kotani, Atlie Domi, Dodona Gjoqukaj, Fatime Heta, Flutura Dauti, Fatmira Bileri, Ndoc Rica, Arben Hoti, Betim Zhgjoti, Gani Duka, Kastriot Yzeiri.
Këta sportistë arritën rezultate të mira në Kampionatet Kombëtare të zhvilluara në Fier, Gramsh, Përmet, Kukës, Sarandë, Peshkopi dhe Bulqizë. Në një prej këtyre kampionateve, Zhulieta Hoti u rendit në vendin e dytë.
Në vitin 1986, Zhulieta Hoti u emërua trajnere e grupit të të rinjve femra, ndërsa Përparim Hoti vazhdonte si trajner i grupit të meshkujve të rritur.
Ekipi “31 Korriku” vazhdoi aktivitetin deri në vitin 1991, kur ndryshimet politike në vend ndërprenë funksionimin e shumë strukturave sportive.
Rihapja e R.S.B. në vitin 2022
Pas më shumë se tre dekadash, me iniciativën e znj. Zhulieta Hoti, më 5 nëntor 2022 u rihap Radio Sport Burrel (R.S.B.). Me mbështetjen e znj. Dhurata Çuka, znj. Xhoana Terziu, z. Idriz Dehari dhe znj. Ensuida Selaj, u krijua grupi i ri i sportistëve:
Hejli Dedja, Kloen Koqi, Glaug Gjini, Zhulieta Hoti.
Falë punës së tyre të përkushtuar, brenda vetëm 9 muajve, R.S.B. arriti suksesin e parë madhor:
Në Kampionati i 6-të Kombëtar i Radioamatorizmit në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” 2023 , organizuar nga Federata Shqiptare e Radioamtorizmit dhe zhvilluar në Elbasan më 2–3 shtator 2023, ekipi i R.S.B. u rendit në vendin e parë.
Për më shumë informacion konsultoni Klasifikimi individual Kamp.Komb. 2023 dhe Klasifikimi Ekipor Kupa Shq. 2023
Në Kampionatin Botëror 2023 në Bullgari, sportistja e R.S.B., Hejli Dedja, u rendit në vendin e 4-t në garat individuale — një arritje historike për Federatën Shqiptare të Radioamatorizmit, për Shqipërinë dhe sigurisht si anëtare për Radio-Sport BURRELIN!
Për arsye personale, disa anëtarë të kryesisë (znj. Dhurata Çuka – sekretare organizative, znj. Xhoana Terziu, z. Idriz Dehari dhe znj. Ensuida Selaj) dhanë dorëheqjen.
Më 24 mars 2024, u zgjodh kryesia e re e R.S.B.:
- Zhulieta Hoti – Presidente dhe Trajnere
- Zenepe Dedja – Sekretare organizative dhe Anëtare e kryesisë
- Rruzhdie Ukaj, Hejli Dedaj, Dhurata Hoti – Anëtarë të kryesisë
Me punën e palodhur të znj. Zenepe Dedja, znj. Rruzhdie Ukaj, Neva Gjini dhe znj. Nertila Laqi, u rrit numri i sportistëve të rinj:
Armend Alia, Blerta Ruqi, Klo Hani, Bleardo Lleshi, Rejan Laqi, Glaug Gjini, Enno Mirdita, Dezara Dani, Ergi Topalli.
Kampionati i 7-të Kombëtar – Burrel 2024
Më 14–15 shtator 2024, e organizuar nga Federata Shqiptare e Radioamtorizmit, në Burrel u zhvillua Kampionati i 7-të Kombëtar i Radioamatorizmit në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” 2024 . R.S.B. u përfaqësua nga Zhulieta Hoti, Ndoc Rica, Armend Alia, Glaug Gjini, Erta Ruqi, Rejan Laqi, Bashkim Kuka.
Ekipi u rendit përsëri në vendin e parë. Për më shumë konsultoni Klasifikimi individual Kamp.Komb. 2024 dhe Klasifikimi Ekipor Kupa Shq. 2024
Klasifikimi individual i sportistëve të R.S.B.:
- Armend Alia – Kampion në klasifikimin e përgjithshëm për Kat. B - Para të rinj - Meshkuj
- Erta Ruqi
- Glaug Gjini
- Ndoc Rica
- Zhulieta Hoti
- Bashkim Kuka
- Rejan Laqi
Për më shumë informacion konsultoni Klasifikimi individual Kamp.Komb. 2024 dhe Klasifikimi Ekipor Kupa Shq. 2024
Kampionati Botëror – Tunizi 2024
Asnjë anetar i R.S.B. nuk mori pjesë për arsye organizative.
Më 13–14 shtator 2025, e organizuar nga Federata Shqiptare e Radioamtorizmit, në Burrel u zhvillua Kampionati i 8-të Kombëtar i Radioamatorizmit në “Telegrafi – Shpejtësi e Lartë” 2025.
R.S.B. u rendit sërish në vendin e parë.
Sportistët pjesëmarrës ishin: Armend Alia, Desara Dani, Hejli Dedja, Glaug Gjini, Enno Mirdita, Ergi Topalli, Klo Hani, Bleardo Lleshi, Beqir Agolli, Ndoc Rica dhe Zhulieta Hoti.
Për më shumë informacion konsultoni Klasifikimi individual Kamp.Komb. 2025 dhe Klasifikimi Ekipor Kupa Shq. 2025
Kampionati Botëror – Herceg Novi, Mali i Zi (2025)
Në Kampionatin e 21-të Botëror të IARU High Speed Telegraphy, që u zhvillua në Herzeg Novi, Mali i Zi, Federata Shqiptare e Radioamatorizmit organizoi ekipin përfaqësues të Shqipërisë, ekip modes ku tre sportistët e R.S.B. që përfaqësuan Shqipërinë u renditën:
- Glauk Gjini – vendi i 5-të, Kategoria B (para të rinj, meshkuj)
- Dezara Dani – vendi i 6-të, Kategoria A (para të rinj, femra)
- Zhulieta Hoti – vendi i 8-të, Kategoria G (senior femra)
Mirënjohje dhe Kontribut
Vlen të falënderohen:
- Komiteti drejtues i R.S.B.: Zenepe Dedja, Rruzhdie Ukaj, Hejli Dedaj, Dhurata Hoti
- Prindërit e sportistëve të rinj, për mbështetjen e tyre të pandërprerë!
- Sportistët e rinj, të cilët me pasion, disiplinë dhe edukatë, pavarësisht mungesave të theksuara materiale, kanë sjellë 3 Kupa të vendit të parë të Kampionateve Kombëtare që ka zhvilluar Federata Shqiptare e Radioamatorizmit brenda vetëm 4 viteve.
- Trajnerja Zhulieta Hoti, për kontributin e saj financiar, përgatitjen dhe mbështetjen teknike dhe financiare për pjesëmarrjen në Kampionatet Kombëtare dhe Botërore si dhe gatishmërinë e saj të vazhdueshme.
Shërbimet Tona
Zbuloni një gamë të gjerë shërbimesh që fuqizojnë radioamatorët e rinj dhe mbështesin rritjen e sportit të radioamatorizmit në komunitetin tonë.
“Pikat Kryesore të Aktivitetit Tonë
Një vështrim mbi kontributet dhe sukseset tona më domethënëse në fushën e radioamatorizmit.
Bashkohu me ne!
Vlerësimet nga komuniteti ynë
Ja çfarë thonë anëtarët tanë në lidhje me përvojën e tyre me R.S.B.
Kursi i Telegrafisë dhe Kursi për përgatitjen për provimin e “Patentës së Operatorit Radioamator”, të organizuara nga Federata Shqiptare e Radioamatorizmit, janë një eksperiencë e mrekullueshme për mua. Mësimet janë të qarta, praktike dhe shumë motivuese!
Kursi për “Patentën e Operatorit Radioamator” është shumë interesant dhe i dobishëm. Kompliment i veçantë për Presidentin, z. Florian Gjonej, i cili me shumë profesionalizëm shpjegon çdo temë në mënyrë të kuptueshme. Një punë e mrekullueshme për brezin e ardhshëm të radioamatorëve.
Kurset janë ecje e rëndësishme, për mua personalisht, e sidomos për nxënësit e R.S.B. dhe shpjegimet janë të shumë të qarta. Komplimente për z. Florian Gjonej, i cili për herë të parë në Shqipëri realizon kurset të këtij niveli online. Një falënderim i veçantë nga Kryesia e R.S.B.






















